27 Prill 2024

Kryeprokurori Lumezi viziton institucionet e Drejtësisë në Francë

Paris, 3 nëntor - Kryeprokurori Lumezi, është pritur në takime të ndara nga Prokurori i Republikës së Parisit, Francois Molins dhe Prokurorja e përgjithshme e Prokurorisë së Apelit në Paris, Catherine Champrenault.

Kryeprokurori Lumezi dhe Prokurori i Republikës të Parisit, Molins, gjatë takimit kanë diskutuar për strukturën organizative, kompetencat, rolin dhe funksionimin e kësaj Prokurorie, në veçanti për rastet e terrorizmit.

Gjithashtu, Lumezi dhe Molins kanë diskutuar  për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Shtetit të Kosovës dhe asaj të Francës për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin.

Prokurori Molins, shprehu gatishmërinë që ti jap mbështetje të plotë Kryeprokurorit Lumezi, në ndërmarrjen e veprimeve për identifikimin dhe luftimin e veprave penale që ndërlidhen me terrorizmin, që kanë të bëjnë edhe me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Kryeprokurori Lumezi me Prokuroren e Përgjithshme të Prokurorisë së Apelit të Parisit, Catherine Champrenault, kanë ndarë përvojat e dy institucioneve si dhe janë pajtuar që në të ardhmen të rrisim  bashkëpunimin edhe më tutje në mes Shtetit të Kosovës dhe asaj të Francës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)