28 Shkurt 2020

Kosova shënon rënie më të madhe të azilkërkuesve në BE

Prishtinë, 7 prill -  Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton zhvillimet e fundit në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian (BE).

Azili është formë e mbrojtjes ndërkombëtare e dhënë nga një shtet në territorin e tij. Azili i ofrohet një personi i cili nuk është në gjendje të kërkojë mbrojtje në vendin e tij/saj të shtetësisë dhe/ose vendbanimit, në veçanti për shkak të frikës nga persekutimi për shkaqe etnike, feje, kombësie, anëtarësie në një grup të caktuar shoqëror ose mendimi politik.

Në kuadër të BE-së deri në vitin 2012, ka pasur rritje graduale të numrit të kërkesave për azil.

Që nga viti 2013 numri i azilkërkuesve u rrit me ritëm eksponencial, duke shënuar 431 mijë kërkesa në vitin 2013, 627 mijë në 2014 dhe rreth 1.3 milion në 2015 dhe 2016.

Në vitin 2018, 638 mijë azilkërkues aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së.

Kjo ishte 10% më pak se në vitin 2017 (712 mijë) dhe pak më shumë se gjysma e azilkërkuesve të regjistruar në vitin 2016, kur u regjistruan rreth 1.3 milion azilkërkues. Numri i azilkërkuesve në vitin 2018 është i krahasueshëm me nivelin e regjistruar në vitin 2014.

Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, rekordi i azilkërkuesve u shënua në vitin 2015 me një total prej 199,365 azilkërkuesve, prej të cilëve 172,225 ishin azilkërkues për herë të parë. 

Në vitin 2015, Kosova dhe Shqipëria ishin vende me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani me 72,480 dhe respektivisht 67,950 azilkërkues, prej tyre 66,885 dhe respektivisht 66,145 ishin azilkërkues për herë të parë. 

Nga viti 2015, numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor ka rënë në mënyrë të qëndrueshme në nivelin më të ulët të shënuar në vitin 2018 prej 40,420 azilkërkues, prej të cilëve 31,835 ishin azilkërkues për herë të parë.

Në vitin 2018, Shqipëria dhe Serbia ishin vende me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani me 21,915, dhe respektivisht  6,145 azilkërkues, prej tyre 19,045 dhe respektivisht 4,340 ishin azilkërkues për herë të parë. 

Në këtë drejtim, nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve nga 72,480 në vitin 2015, prej të cilëve 66,885 ishin azilkërkues për herë të parë, në 4,970 në 2018, prej të cilëve 3,300 ishin azilkërkues për herë të parë - rënie prej 93%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)