26 Maj 2018

Kosova pranohet në Eurovizionin për Startups

Prishtinë, 12 janar -  Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka bërë të ditur se Kosova nga viti 2018 do të jetë pjesë e garës “Startup Europe Awards” bashkë me të gjitha shtetet e Evropës.

Kjo ngjarje është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, regjional, shtetëror dhe evropian, që për qëllim ka nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërmjet akterëve kryesorë brenda ekosistemit evropian të ndërmarrësisë.

Me rastin e pranimit të Kosovës në këtë garë të rëndësishme për inovatorët dhe ndërmarrjet kosovare, ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka shfaqur kënaqësinë e tij për këtë arritje të rëndësishme.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në garën “Startup Europe Awadrs” do t’u mundësojë bizneseve kosovare rrjetëzim, promovim dhe identifikim të nevojave për financim. Ministri Beqaj e ka uruar ICK-në për organizim të suksesshëm të kësaj gare në Kosovë.

“Startup Europe Awards” (SEUA), mbledh rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimin ekonomik të Evropës në përgjithësi.

Kjo garë prestigjioze që nga viti 2018 në Kosovë do të organizohet nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK) dhe do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të Evropës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)