26 Prill 2024

Kosova interesohet për rritjen e bashkëpunimit me Sao Tome dhe Principe

New York, 22 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, ka takuar mbrëmë edhe Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen e tij ndaj Sao Tome dhe Principe për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

Ai tha se Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit të gjithmbarshëm me Sao Tome dhe Principe dhe kërkoi nga homologu i tij, Evaristo do Espírito Santo Carvalho, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)