27 Shtator 2020

Kosova dhe Serbia nuk mund te llogarisin në anëtarësim në BE pa marrëveshje

Bruksel, 12 qershor - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, porositi Kosovën dhe Serbinë, se nuk mund të llogarisin në anëtarësim në BE, pa një marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet tyre.

“Nuk dëshirojmë të importojmë paqëndrueshmëri në BE, por duam që të eksportojmë stabilitet në këto vende”, tha Juncker.

Ai tha se nuk është i kënaqur që procesi i dialogut nuk po shkon në drejtimin e duhur, duke u bërë thirrje palëve të kenë më shumë mirëkuptim për pozicionin e njëra tjetrës.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe që e vendosën autoritetet në Prishtinë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po bëjnë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve në një periudhë sa më të afërt.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncket, foli për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria është duke pritur vendimin për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Gjatë muajit qershor, Bashkimi Evropian pritet të diskutojë për mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Juncker tha se ka vende anëtare të cilat nuk janë të bindura që t’i jepet drita e gjelbër Shqipërisë, po që megjithatë ai mbetet optimist.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)