26 Prill 2024

Kosova dhe Italia do të nënshkrujnë marrëveshje për bashkëpunim policor

Romë, 24 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, u prit nga ministri i Brendshëm i Republikës së Italisë, Marco Minniti.

Në këtë takim, theks i veçantë iu vu bashkëpunimit në mes të të dyja shteteve, e në veçanti në fushën e sigurisë, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ministri Sefaj falënderoi homologun e tij italian, për ndihmën dhe përkrahjen të cilën shteti italian i ka dhënë Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ministri Minniti theksoi se bashkëpunimi në mes të dyja shteteve do të thellohet edhe më tej dhe se në të ardhmen e afërt do ta vizitojë Republikën e Kosovës, me ç‘rast do të nënshkruhet marrëveshje bilaterale për bashkëpunim policor në mes të këtyre dy shteteve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)