26 Prill 2024

Koreja Veriore sinjalizoi zbutje të raporteve me Korenë Jugore

Phenian, 3 janar - Koreja Veriore ka shpallur se do ta rihapë të ashtuquajturën “linjë të nxhetë” komunikimit në kalimin kufitar me Korenë Jugore, që është një shenjë e mëtejshme e zbutjes së raporteve ndërmjet dy rivalëve.

Radioja shtetërore verikoreane ka raportuar se do të ripërtrihet lidhja e komunikimit, e cila nuk ishte shfrytëzuar prej vitit 2016, për shkak të mospajtimit të ashpër lidhur me programin raketor balistik dhe atomik verikorean.

Kjo lidhje pritet të rivendoset sot më vonë gjatë ditës në fshatin Panmunjom, në zotën e çmilitarizuar, ka raportuar agjencia Yonhap e Koresë Jugore.

“Besoj se kjo sinjalizon një lëvizje kah një ambient ku komunikimi do të jetë i mundshëm në çdo kohë”, tha zëdhënësi i presidencës së Koresë Jugore, Yoon Yung-chan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)