26 Prill 2024

Koreja e Veriut kërcënoi sërish ShBA-në, do të paguajë për sanksione

New York, 13 shtator - Koreja e Veriut kërcënoi sërish ShBA-në se do ta paguajë vendimin për sanksioneve të reja ndaj Penianit.

I dërguari i Penianit në OKB, Han Tae Song, akuzoi Washingtonin se po kërkon të shkojë drejt përballjes politike, ekonomike dhe ushtarake.

Gjatë një sesioni të Konferencës së OKB-së për Çarmatimin, ai tha se vendi i tij e kundërshton me forcë "qëllimin dashakeqës" të Uashingtonit, i cili kërkon të "gjunjëzojë" Korenë e Veriut.

"Ashpërsimi i sanksioneve kundër vendit tim është një manifestim ekstrem i qëllimit të SHBA-së për të eliminuar ideologjinë, sistemin shoqëror të Koresë së Veriut dhe popullin e saj me çdo kusht."

"Në vend që të bënte zgjidhjen e duhur me një analizë racionale mbi situatën në tërësi, regjimi i Uashingtonit synoi konfrontimin politik, ekonomik dhe ushtarak. Peniani dënon me forcë këto sanksione dhe hedh poshtë rezolutën e paligjshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së."

Në të njëjtën ditë, ambasadori koreanoverior në Rusi u zotua se vendi i tij do të marrë masa kundër sanksioneve të reja për ta "zhytur" SHBA-në në "situatën më të vështirë" në historinë e saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)