11 Maj 2024

Korea e Veriut kërcënon serish SHBA-në me sulm raketor

Phenian, 9 gusht - Korea e Veriut sot është kërcënuar se “me kujdes po i shqyrton” planet për lansimin e sulmit raketor kundër ishullit Guam në Paqësorin e Shteteve të Bashkuara, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit se çfarëdo kërcënimi do të ndeshet me “zjarr dhe ashpërsi”.

Koreja Veriore tha se qëllim i saj është zhvillimi i raketës me kokë atomike, e aftë për ta sulmuar tokën e Shteteve të Bashkuara, dhe i ka injoruar sanksionet ndërkombëtare, me të cilat synohet ndalja e programit atomik dhe raketor të Koresë Veriore.

Një zëdhënës i Koresë Veriore tha se sulmi do të kishte për qëllim për të “arritur në bazat ushtarake kryesore të Shteteve të Bashkuara në Guam”.

Kjo bazë është tejet e rëndësishme për ushtrinë amerikane, pasi nga ajo lansohen misione në rajonin Azi-Paqësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)