14 Gusht 2018

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

New York, 14 maj - Këshilli i Sigurimit i Organzates se Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin e ri tremujor të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Guterres në raportin e tij mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga 17 janari deri më 15 prill i fton krerët në Beograd dhe Prishtinë që të vazhdojnë të trajtojnë çështjet e kontestuara përmes dialogut dhe demonstrimit të vullnetit politik të kërkuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Sjellja e Policisë së Kosovës gjatë operacionit të theksuar, siç është arrestimi i Gjuriq, në të cilin ai ka pësuar lëndime, është një çështje shqetësuese. Hetimi themelor është i nevojshëm për ngjarjet e 26 marsit me veprime korrigjuese në rast mosrespektimi të të drejtave të njeriut”, tha Guterres.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësim rreth përparimit të ngadaltë për hetimet në lidhje me vrasjen e liderit politik serb Oliver Ivanoviq. 

Në raport përshëndetet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, i cili tregon përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)