16 Gusht 2018

Këshilli i Sigurimit dënon përdorimin e urisë kundër civilëve si një mjet lufte

New York, 25 maj - Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar njëzëri një rezolutë që dënon përdorimin e urisë kundër civilëve si një mjet lufte.

Rezoluta u bën thirrje shteteve të kryejnë hetime brenda juridiksionit të tyre për shkeljet e ligjeve ndërkombëtare humanitare në lidhje me përdorimin e urisë së civilëve si një metodë lufte.

OKB-ja vë në dukje se shumica e njerëzve që nuk e kanë të siguruar ushqimin dhe 75 për qind e të gjithë fëmijëve të pazhvilluar mirë nën moshën pesëvjeçare jetojnë në vende të prekura nga konfliktet e armatosura, duke arritur në 74 milionë veta që përballen me pasiguri ushqimore ose më keq.

Programi Botëror i Ushqimit thekson se 13 krizat më të mëdha ushqimore në botë sot janë të gjitha të lidhura me konfliktet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)