26 Prill 2024

Jahjaga takon Laura Cooper, zëvendës sekretaren amerikane të mbrojtjes për Rusi, Ukrainë, dhe Euroazi

Washington, 11 prill - Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ish-Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga u takua me znj. Laura Cooper, zëvendës sekretaren amerikane të mbrojtjes për Rusi, Ukrainë, dhe Euroazi me të cilën bisedojë për zhvillimet në vend, me theks të veçantë në proceset e sigurisë.

Presidentja Jahjaga falënderojë zëvendës sekretaren Cooper për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve gjatë proceseve të ndryshme shtetndërtuese të Kosovës dhe theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t'i ndihmonte shtetet e rajonit në konsolidimin e demkracisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit-- në kuadër të integrimeve euro-atlantike.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua rreth procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, me ç’rast Presidentja Jahjaga kërkojë ndihmën e SHBA-ve dhe mbështetje të mëtutjeshme.

Zëvendës sekretarja Cooper rikonfirmojë gatishmërinë e SHBA-ve për përkrahjen e Kosovës gjatë proceseve në fushën e sigurisë, duke theksuar se procesi i tranformimit të FSK-së në ushtri duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)