06 Prill 2020

Ishulli Bali i Indonezisë goditët nga tërmet 6,6 ballë

Jakarta, 19 mars -  Sipas Agjencisë për Meteorologji, Mjedis dhe Gjeofizikë të Indonezisë (BMKG), epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 10 km, 273 km në jugperëndim të rajonit Kuta Jugore në Bali.

Në ishullin Bali të Indonezisë ka rënë një tërmet me madhësi 6,6 ballë sipas shkallës Rihter.

Agjencia për Meteorologji, Mjedis dhe Gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në thellësinë 10 km, 273 km në jugperëndim të rajonit Kuta Jugore në Bali. 

Deri tani nuk është dhënë ndonjë informacion për të vdekur ose të plagosur nga tërmeti. Gjithashtu pas tërmetit nuk është dhënë alarmi për cunami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)