26 Prill 2024

Ish-Presidentët amerikanë, marrin pjesë në koncert për mbedhje fondesh

Teksas, 23 tetor - Të pestë ish-presidentët amerikanë morën pjesë mbrëmë në një koncert për mbledhje fondesh për viktimat e uraganëve që goditën rëndë pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe të territoreve amerikane të Porto Rikos dhe Ishujve Virgin.

Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Jimmy Carter morën pjesë në spektaktlin “Nga thellësia e zemrës: Për një Amerikë”, në Teksas.

Në një shenjë të rrallë uniteti, Presidenti Donald Trump, që nuk mori pjesë në aktivitet falenderoi ish-presidentët me një mesazh video që u transmetua gjatë koncertit për “rolin e tyre të jashtëzakonshëm në ndihmën për rimëkëmbjen e bashkëqytetarëve tanë”, siç u shpreh ai.

Ish-presidentë dhe artistë kanë dhuruar miliona dollarë për përpjekjet e rindërtimit dhe për të ndihmuar të prekurit nga uraganet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)