27 Shkurt 2020

Irani thotë se do ta shtojë pasurimin e uraniumit

Teheran, 4 korrik - Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Irani do të fillonte pasurimin e uraniumit në nivele më të larta brenda disa ditësh, nëse nuk sheh më shumë ndihmë në lehtësimin e sanksioneve nga vendet që nënshkruan marrëveshjejen e vitit 2015, e cila vendosi kufizime ndaj programit bërthamor të vendit.

Kjo marrëveshje kishte për qëllim zbutjen e shqetësimeve se Irani po përpiqej për ndërtimin e një arme bërthamore dhe ndër të tjera, i ndalonte Iranit të pasuronte uranium mbi nivelin 3.67%. Po sipas marrëveshjes, Irani mund të mbante vetëm 300 kilogramë material bërthamor në rezervat e veta.

Niveli prej 3.67% është i mjaftueshëm për synimin për të prodhuar energji bërthamore, por ky nivel është shumë më i ulët se niveli i pasurimit prej 90%, që nevojitet për prodhimin e armëve bërthamore.

Rouhani tha se që nga e diela, Irani është gati të fillojë të pasurojë "çdo sasi që dëshiron" përtej nivelit prej 3.67%.

Ai u zotua më tej se do të rifillojë ndërtimin e reaktorit me ujë të rëndë Arak, një projekt që Irani ra dakord të mbyllet kur nënshkroi Planin e Përbashkët të Veprimit në vitin 2015.

Irani ka kërkuar mbështetjen evropiane, pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja vitin e kaluar dhe vendosën disa raunde sanksionesh të reja, duke përfshirë masat që synojnë sektorin e naftës, me shumë rëndësi për ekonominë e Iranit.

Teherani njoftoi këtë javë se kishte tejkaluar tashmë limitin prej 300 kilogramë të uraniumit të pasuruar, por zyrtarët, përfshirë edhe Ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif kanë thënë se Irani është gati të kthehet tek respektimi i kufizimeve në kuadër të Marrëveshjes në vitit 2015, nëse merr ndihmën ekonomike nga vendet e tjera të përfshira në marrëveshje. Të gjithë nënshkruesit e tjerë, të martën shprehën shqetësim rreth shkeljes së kufirit të vendosur për rezervat e Iranit.

Britania, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Europian thanë në një deklaratë të përbashkët se ishin "të vendosur dhe të qartë se angazhimi ynë ndaj marrëveshjes bërthamore varet nga bashkëpunimi i plotë i Iranit" dhe i kërkoi Republikës Islamike "të përmbahet nga veprimet e mëtejshme që minojnë" marrëveshjen. Të treja këto vende dhe Bashkimi Europian thanë se "janë duke shqyrtuar urgjentisht hapat e ardhshëm".

Rusia dhe Kina, dy fuqi të tjera botërore që i kanë qëndruar marrëveshjes së vitit 2015, gjithashtu kundërshtuan shkeljen nga Irani të klauzolës për sasinë e rezervave të uraniumit. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i bëri thirrje Iranit që "të tregojë përmbajtje dhe të mos udhëhiqet nga emocionet", si dhe të zbatojë dispozitat e marrëveshjes.

Por ai gjithashtu fajësoi sanksionet ekonomike të SHBA kundër Teheranit, duke thënë se ato në fakt e penguan Teheranin të shesë uraniumin e tepërt që po prodhon, një kërkesë e marrëveshjes.

Kina shprehu një pikëpamje të ngjashme, duke shprehur keqardhjen se Irani e tejkaloi limitin e rezervave, por duke shtuar se presioni ekonomik i Uashingtonit kundër Teheranit ishte në thelbin e problemit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang tha: "Siç kemi theksuar vazhdimisht, presioni maksimal i Shteteve të Bashkuara është shkaku kryesor i tensionit aktual në çështjen bërthamore të Iranit".

Dakota Wood, ish ushtarak i lartë dhe studiues i fushës së mbrojtjes në Fondacionin e Trashëgimisë Konservatore në Uashington, fajësoi fuqitë evropiane, Rusinë dhe Kinën për reagimet e tyre ndaj veprimeve të Iranit.

"Nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes e kanë aftësinë për marrë veprime për këtë, për të sfiduar atë që po bën Irani, por po dëgjojmë se këto vende po refuzojnë ta bëjnë këtë", - tha koloneli në pension i Korpusit të Marinës amerikane Wood në një intervistë për shërbimin pers të Zërit të Amerikës.

"Kjo me të vërtetë tregon se sa pak presion është ushtruar ndaj Teheranit nga këto vende për zbatimin e marrëveshjes dhe kjo ishte arsyeja përse Presidenti Trump u tërhoq prej saj. Marrëvishja kishte shumë të meta," - shtoi ish koloneli amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, (Kabineti i kryetares Osmani, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 shtyher per nese)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)