20 Gusht 2019

Instituti KLGI thellon bashkëpunimin strategjik në rajon

Shkup, 28 maj - Në kuadër të programit në ‘Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme (SSSM)’, Instituti KLGI nisi ditën e parë të trajnimit modular tre-ditor i cili po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë.

Vizita ka për synim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit strategjik, njëherësh adresimin dhe njohjen e praktikave të Maqedonisë në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal.

Përpos diskutimeve dhe debateve të përbashkëta, delegacioni i përbërë nga zyrtarë të komunave dhe përfaqësues të ministrive pati rastin të vizitojë dhe shoh nga afër punën e angazhimet e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL).

Në takimin e parë, delegacioni u prit nga Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu, dhe të punësuarit e këtij dikasteri qeveritar.

Ministri Fazliu fokus të veçantë vendosi mbi tri fusha të rëndësishme përmes të cilave kjo Ministri synon të avancojë aktivitetet e saj, nisur nga decentralizimi i pushtetit i pushtetit, zhvillimi i balancuar regjional dhe bashkëpunimi ndër-kufitar me fqinjët.

Ndërkaq, u.d. Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Muçaj, falënderoi për pritjen në këtë takim si një nismë e përbashkët në fuqizimin e lidhjes dhe relacioneve në mes të komunave së Republikës së Maqedonisë dhe atyre të Republikës së Kosovës. Muçaj foli edhe për financimin dhe mbështetjen nga ana e Ministrive të Qeverisjes Lokale për komunat, si dhe shkëmbimin/ndarjen e praktikave dhe njohurive në mes të dyja shteteve duke marrë parasysh sistemin dhe strukturat e ngjashme të qeverisjes.

Ministri Fazliu dhe Drejtori Mucaj u dakorduan për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të frytshëm edhe në të ardhmen në funksion të ndërtimit të urave për komunikim dhe partneritet në subjekte dhe fusha me interes për të dyja palët.

Në një takim të ndarë, delegacioni u prit nga Drejtoresha Ekzekutive e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Dusica Persic, e cila prezantoi rolin dhe punën e Bashkësisë në mbështetje të komunave. Znj. Persic foli në veçanti për përfaqësimin dhe lobimin që Bashkësia bën në shërbim të fuqizimit të komunave në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Znj. Persic shpalosi tri platforma të cilat ka ndërtuar bashkësia, nisur nga Qendra e Trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve, Përkrahja e komunave përmes sistemit elektronik siç janë softwaret në fusha të ndryshme, dhe platforma e-sendet e cila ndërlidhet me pronat e tundshme dhe të patundshme. Këto tri platforma u cilësuan të jenë modele të mira që mund të shërbejnë dhe të adaptohen edhe në vendet fqinje të Republikës së Maqedonisë. Z. Muçaj falënderoi znj. Persic për bashkëpunimin që kanë pasur edhe në të kaluarën si nevojë për avancimin e të dyja vendeve, me theks për zhvillimin e nivelit lokal.

Vizita studimore do të vazhdojë edhe dy ditë ku në program janë të parapara disa vizita në komuna të Republikës së Maqedonisë. Kjo vizitë mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë!

 /InfoKouna/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)