04 Korrik 2020

Franca do të rihapë javën e ardhshme restorantet, baret dhe kafenetë

Paris, 29 maj - Franca do të rihapë restorantet, baret dhe kafenetë duke filluar që javën e ardhshme, teksa po heq shumicën e kufizimeve të vëna për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Të gjitha parqet e qyteteve do të rihapen javën e ardhshme, përfshirë ato në rajonin e Parisit, dhe më shumë nxënës do të nisin mësimin në klasa me jo më shumë se 15 veta.

Kryeministri francez Edouard Philippe gjithashtu u zotua se do të rigjallërohet "jeta kulturore dhe sportive".

Philippe mbrojti heqjen graduale të kufizimeve, duke thënë se strategjia kishte për qëllim të shmangte lindjen e një vale të dytë.

Megjithëse jeta po kthehet në normalitet, tubimet publike me më shumë se 10 veta ende janë të ndaluara, sportet me kontakt nuk lejohen dhe klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura.

Franca, një nga vendet më të goditura nga pandemia, ka raportuar më shumë se 28 000 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)