28 Shkurt 2020

Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova radhitet në vendin e 46-të

Prishtinë, 22 mars - Finlanda është klasifikuar si vendi më i lumtur në botë për të dytin vit radhas, në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara.

Edhe vendet e tjera nordike, si edhe Hollanda, Zvicra, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Austria hynë në 10 vendet më të lumtura në anketën ku u përfshinë 156 vende.

Sudani i Jugut, u radhit i fundit. Edhe vende të tjera të goditura nga lufta ishin në fund të listës.

Ballkani sjell një panoramë të përzier, por më tepër e anuar nga niveli i ulët i lumturisë. Por në këtë panoramë, Kosova është radhitur në vendin e 46-të mjaft lart në krahasim me shumë nga vendet e rajonit.

Ndërsa Shqipëria është në ekstremin tjetër. E radhitur në vendin e 107-ë, ajo është vetëm një vend më lart se Venezuela.

Finlanda njihet për dimrin e ftohtë, pyjet e bukura dhe sistemin e gjerë të ndihmave sociale. Ekonomia e saj është e krahasueshme me atë të vendeve të tjera evropiane. Atëherë çfarë i bën finlandezët aq të lumtur? As ata vetë nuk janë shumë të sigurt.

"Ekonomia jonë është në gjendje të mirë dhe nuk e di, ndoshta jemi vërtet pranë natyrës”, thotë Emilia, një avokate nga Helsinki.

Është e sigurt që nuk është moti, thotë një çift pensionishtësh.

"Nuk mund të jetë klima. Kemi pasur një dimër shumë të gjatë dhe të errët. Por ndoshta është shkalla e sigurisë”, thotë Leena Vaisanen.

“Këtu ke siguri. Nuk ke arsye të jesh i frikësuar gjithë kohën dhe mund t’u besosh njerëzve”, thotë Olli Vaisanen.

Lumturia në Finlandë, konsolidohet nga qasja në natyrë, siguria, kujdesi i përballueshëm për fëmijët, arsimi falas dhe kujdesi shëndetësor që subvencionohet. Edhe pjesa tjetër e 10 vendeve u renditën në krye të listës për arsye të ngjashme.

Është e kuptueshme se pse vende të prekura nga konflikti si Sudani i Jugut, Republika Qendrore Afrikane dhe Afganistani, radhiten në fund. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm dhe ekonomia numër 1 e botës, vazhdoi rënien duke zënë vendin e 19-të këtë vit. Raporti ia atribuon rënien në Shtetet e Bashkuara, depresionit shkaktuar kryesisht nga varësia tek droga, alkooli, kumari dhe media elekronike.

Vendet që kanë pasur rritjen më të madhe dekadën e fundit janë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Afrikën Nënsahariane dhe disa në Amerikën Latine.

Jemeni, India, Siria, Botsvana dhe Venezuela kanë pësuar rënien më të thellë.

Raporti analizon faktorët që mund të ndikojnë tek lumturia e një vendi, si prodhimi ekonomik, mbështetja sociale, qeverisja, jetëgjatësia e shëndetshme, mungesa e korrupsionit dhe bujaria. Ai arrin në përfundimin se njerëzit ndjehen më të lumtur kur ndihmojnë të tjerët, por nëse e bëjnë këtë me dëshirën e vet.

Koha në rritje kushtuar mediave sociale, është e lidhur me rënien në nivelin e lumturisë, sidomos mes adoleshentëve.

Njerëzit e lumtur janë më të prirur të votojnë për udhëheqësit aktualë. Rritja e mbështetjes për politikanët populistë mund të jetë rezultat i aftësisë së tyre për të tërhequr votuesit e pakënaqur. Raporti thekson se ka shumë faktorë që përcaktojnë nivelin e lumturisë së një vendi, dhe nuk ka një shpjegim të thjeshtë për të gjitha ato.

"Duhet t’iu kujtosh vetes kur do që të ankohesh për kohën, se jemi vërtet të lumtur këtu. Jemi duke shkuar të pijmë çajin e pasdites!”, thotë Leena Vaisanen.

Një gjë duket se është e qartë: Koha me diell nuk është garanci për lumturinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)