14 Gusht 2018

Fillon Muaji i Kosovës në Japoni

Tokio, 11 maj - Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio me përkrahje dhe në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) organizojnë “Muajin e Kosovës në Japoni” nga 3 maji deri më 2 qershor 2018, në JICA Global Plaza.

Në kuadër të këtij muaji organizohen disa aktivitete për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ky muaj do të lancohet me një ekspozitë të veçantë të titulluar “Preke një pjesë të kulturës kosovare”.

Kjo ekspozitë përmban veshje tradicionale, çiftelinë, plisin, artefakte, dhe produkte tjera autentike nga Kosova së bashku me video që fokusojnë kulturën, ushqimin dhe atraksionet turistike.

Në kënd fëmijët gjithashtu mund të ngjyrosin flamurin e Kosovës në fletat dhe me ngjyrat e ofruara. Kjo ekspozitë do të hapet nga 3 maji deri më 2 qershor 2018.

Një ekspozitë e fotografive e titulluar “Kosova e bukur” do të jetë e hapur nga 15 deri më 28 maj ku janë eksponuar 30 fotografi nga artistë kosovar që shfaqin të vjetrën dhe të renë, kalatë, qytetet, rrugët, artistët, veshjet, traditat, festivalet dhe jetën e përditshme në Kosovë.

Dy seminare do të ofrohen nga japonezë të cilët kanë përvoja dhe njohuri të shumta për Kosovën. Seminari i parë, më 9 maj, titullohet “Kosova, një destinacion gastronomik!” i cili fokusohet në ushqimin autentik, pijet vendore dhe atraksionet turistike, pasuar nga një degustim i verërave kosovare.

Prezantuesit do të jenë z. Akira Yokochi, ish zyrtar i UNMIK-ut në qytetin e Prizrenit, dhe znj. Yumi Yasuda, ish-eksperte e JICA-së në Ministrinë e Integrimeve Europiane të Kosovës.

Seminari i dytë, më 17 maj fokusohet në kulturë dhe turizëm me prezantim nga Prof. Keiichi Kubo nga Universiteti Waseda.

Të dy seminaret hapen me fjalë mirëseardhje nga ambasadori i Republikës së Kosovës si dhe nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Përgjatë këtij muaji, ushqimi kosovar do të shërbehet në J Café në JICA (nga 7 maj deri më 2 qershor) gjatë drekës, me meny që përfshin speca të mbushur, pire me mish dhe qebapa.

Kjo është një mundësi e mirë për ata të interesuar në shijimin e praktikave të gatimit dhe traditave me stil karakteristik kosovar. Secili që vjen për drekë mund të merr me vete një kartolinë me receta të shtypura gatimi që të përgatisë ushqimin kosovar edhe në shtëpi. ​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)