03 Dhjetor 2020

Evropa uron Presidentin Biden

Bruksel, 7 nëntor - Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

" Pjesëmarrja në numër rekord e votuesve, shprehu vullnetin e popullit amerikan për ndryshim. Ditë e shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën, ne shpresojmë të punojmë së bashku me administratën e re për të rindërtuar partneritetin tonë", shkroi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zoti Biden është mbështetës i fuqishëm i NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike.

"Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara është më e rëndësishme sa kurrë në një botë të paparashikueshme dhe unë pres që të punoj shumë ngushtë me presidentin e zgjedhur Biden, zëvendës presidenten e zgjedhur, Kamala Harris dhe administratën e re, për të forcuar më tej lidhjen midis Amerikës së Veriut dhe Evropës", tha ai.

Stoltenberg tha se jë NATO e fuqishme është e mirë për Amerikën e Veriut dhe e mirë për Evropën. Së bashku, Aleatët e NATO-s përfaqësojnë pothuajse një miliard njerëz, gjysma e fuqisë ekonomike të botës dhe gjysma e fuqisë ushtarake të botës. Na duhet kjo forcë kolektive për t'u marrë me shumë sfida me të cilat përballemi, duke përfshirë një Rusi më sfiduese, terrorizmin ndërkombëtar, kërcënimet kibernetike dhe raketore dhe një ndryshim në ekuilibrin global të fuqive me rritjen e Kinës. Ne mund të jemi të sigurt dhe të suksesshëm vetëm nëse përballemi së bashku me këto sfida", tha në urimin e tij zoti Stoltenberg.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke uruar zotin Biden tha se mezi pret të punojë me të.

"Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të përballemi me sfidat e mëdha të kohës sonë", tha kancelarja Merkel.

Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi zoti Biden dhe zonjën Harris për "arritjen e tyre historike".

"Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku në përparësitë tona të përbashkëta, që nga ndryshimi i klimës tek tregtia dhe siguria", tha kryeministri Johnson.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se "kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku"! shkroi ai.

Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi zoti Biden dhe zonjën Harris për "arritjen e tyre historike".

"Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku në përparësitë tona të përbashkëta, që nga ndryshimi i klimës tek tregtia dhe siguria", tha kryeministri Johnson.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se "kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku"! shkroi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)