26 Prill 2024

Edhe Republikani, Marko Kepi kërkon shkarkimin e Ambasadorit Grenell

New York, 22 prill - Kandidati Republikan në 'Staten Island' dhe Brooklyn, Marko Kepi I është bashkuar thirrjes së Presidentit të Liges Qytetare Shqiptare, Joe DioGuardi për shkarkimin nga puna të Ambasadorit amerikan në Kosovë Richard Grenell.

"Si Kandidat Republikan në 'Staten Island' dhe Brooklyn,  I bashkohem thirrjes së Presidentit të Liges Qytetare Shqiptare, Joe DioGuardi për shkarkimin nga puna të Ambasadorit amerikan Richard Grenell", ka shkruar ai.

Lëvizjet e politikat e tij të gabuara e kanë shqetësuar së tepërmi ku sipas republikanit Kepi pasi kjo mund t'a çoj vendin në një destabilitet Kosovën dhe Rajonin.

"Unë përtej përfaqësimit tim në partinë republikane, deklaroj me bindje se 'Gjithmonë do vë interesat kombëtare të popullit tim shqiptar' - dhe do dal kundra çdo partie, qoftë dhe partisë sime republikane nëse cenojnë të drejtat e shqiptarëve."

"Si një aktivist shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si përfaqësues i Partisë Republikane nën siglën e së cilës po kandidojë për postin e Deputetit në Parlamentin e Shtetit të Nju-Jorkut , i bëj thirrje Presidentit Donald J Trump të pushojë nga detyra Ambasadorin Grenall i cili po ndjek një linje të njëanshme pro Qeverisë Serbe dhe kundra çështjes shqiptare në Rajon. "

"Si shqiptaro -amerikan dhe republikan do përdor të gjitha kontaktet dhe influencën e partisë republikane dhe administratës së Presidentit Trump, që Ambasadori Grenell të iki sa më parë nga ky post i cili po shkel në mënyrë të turpshme të drejtat e shqiptarëve", ka deklaruar Kepi.

Presidenti Trump sipas tij duhet sa më parë të njihet me kete shkelje detyre që po bën Grenell ndaj Kosovës, duke i dhënë zë dhe fuqi Serbisë,  që nuk ka ndodhur më parë.

Ai konisderon se duke pasur parasysh se bashkëshortja e Grenell është serbe me shumë gjasa kjo është dhe arsyeja që ai po bën ketë lojë aspak të drejtë për aq kohë sa një ambasador duhet t'i shërbejë me besnikëri detyrës së tij por dhe vendit ku është caktuar.

"Nuk do e toleroj dhe do i shkoj deri në fund, sepse ky i ashtuquajtur 'Ambasador ' po cenon Kushtetutën dhe Pavarësinë e Kosovës hapur."

"Shpresoj sa më parë Presidenti Trump të njihet me ketë dhe menjëherë të dërgoj dikë më të informuar dhe të paanshëm, një individ që e njeh më mirë ceshtjen Kosove- Serbi."

"Jam i sigurtë se Presidenti Trump nuk do mbështesi kurrë askënd pavarësisht se je republikan, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  njihet për transparencë i cili nuk i pranon pazaret e pista politike të askujt sepse ideali i tij është vërtetësia dhe ndershmëria e të gjithëve që shërbejnë nën siglën e republikanëve", ka thënë në fund Kepi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)