26 Prill 2024

Deportimi nuk do t’i shkaktojë probleme Kosovës në raport me BE-në

Washington, 3 prill - Analisti për çështjet e Ballkanit në Qendrën Wilson, Ross Johnson theksoi se qeveria e Kosovës bëri veprimin e duhur me shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës për rolin e tyre në arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.

Ai i tha Zërit të Amerikës se deportimet ishin të parregullta dhe të paligjshme. Presidenti turk, sipas Johnson, “ka shkuar tepër larg” me komentet e tij për qeverinë e Kosovës.

"Një zhvillim i çuditshëm. Natyrisht ata u deportuan në mënyrë të parregullt. Kryeministri dhe Presidenti nuk mund të bënin gjë tjetër përveç shkarkimit të ministrit të brendshëm dhe shefit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës. "

"Ky ishte një deportim tepër i parregullt dhe i paligjshëm i shtetasve të huaj, pavarësisht nëse ata ishin të angazhuar apo jo në aktivitete të paligjshme kundër shtetit turk. Kjo nuk duhet bërë. "

"Erdogan ka shkuar tepër larg duke kritikuar qeverinë e Kosovës për këtë. Megjithatë, kjo është një sjellje tipike e tij. Kështu që unë nuk jam aspak i befasuar nga kjo", ka theksuar Jonson.

Të shtunën presidenti turk në një tubim të Partisë Zhvillim dhe Drejtësi në Stamboll tha ishte "i mërzitur" nga vendimi i kryeministrit për shkarkimet.

"Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?", tha ai.

Johnson theksoi se incidenti nuk do t’i shkaktojë probleme Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

“Nuk mendoj se ky incident do ndryshojë gjërat. Nëse ministri i brendshëm dhe shefi i kundërzbulimit do të qëndronin në detyrë, kjo do të shkaktonte probleme në diskutimet me Bashkimin Evropian. Përndryshe, unë shpresoj që kjo do të jetë histori”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)