16 Korrik 2020

Australia veriore para goditjes nga cikloni

Melburm, 23 mars - Australia e Veriut po përgatitet për një ciklon të fuqishëm që pritet të godasë atë vend sot.

Autoritetet po bëjnë evakuimin e rreth dy mijë njerëzve nga zonat që pritet të goditen nga Cikloni Trevor.

Ndërsa vazhdojnë përgatitjet në Australi, tre shtete të Afrikës së Jugut po luftojnë me vdekjen dhe shkatërrimin që la Cikloni Idai. Zlatica Hoke e Zërit të Amerikës sjell më shumë detaje.

Zyra e meteorologjisë në Australi tha të enjten se Cikloni Trevor me erëra deri 260 kilometra në orë, pritet të sjellë shira dhe stuhi të fuqishme. Zyrtarët kanë deklaruar gjendjen e emergjencës në disa

pjesë të vendit që pritet të goditen dhe ku edhe cikloni do të bëjë takimin me tokën. Michael Gunner drejton qeverinë në Territorin Verior.

“Sinoptika po parashikon se cikloni do të bëjë zbarkimin në tokë të shtunën si një stuhi tropikale e kategorisë 4 ndërsa kushtet përkeqësohen.”

Ndërkohë Zimbabveja, Mozambiku dhe Malaui vazhdojnë të luftojnë me përmbytjet dhe numrin në rritje të vdekjeve një javë pasi Cikloni Idai goditi Afrikën. Numri zyrtar i vdekjeve në tre shtetet ka kaluar mbi 500 ndërsa mendohet për qindra të tjerë të vdekur në zonat tërësisht të përmbytura. Nickson Nyakapeni, vullnetar në Chimanimani thotë se banorët nuk janë në gjendje të varrosin të gjithë të vdekurit.

“Jemi lodhur aq shumë saqë po fusim dy trupa në një varr. Po mundohemi të bëjmë me të lehtë groposjen dhe gjetjen e trupave poshtë rrënojave.”

Cikloni Idai bëri zbarkim në tokë në brigjet qendrore të Mozambikut më 14 mars me erëra deri në 117 kilometra në orë dhe reshje të rrëmbyera që shkaktuan përmbytje të mëdha në tre vendet.

Përpjekjet për të shpëtuar njerëzit ende të bllokuar nga uji po vazhdojnë ndërsa ka mungesa të theksura për të strehuar të mbijetuarit. Kombet e Bashkuara kanë dërguar ushqime dhe furnizime nga ajri për njerëzit e bllokuar në zona të izoluara. Herve Verhoosel është zëdhënës i Programit të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

“Vetëm në Mozambik kanë nevojë për ndihma ushqimore për tre muaj 600 mijë deri 1,7 milion njerëz. Po u kërkojmë ndihmë qeverive dhe donatorëve për mbështejte financiare të nevojshme për të ndihmuar njerëzit në situatën katastrofale.”

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ka mobilizuar 700 mijë dollarë në asistencë të përgjithshme për të ndihmuar tre vendet e prekura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)