27 Prill 2024

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës vizitë zyrtare SHBA

Washington, 15 nëntor - Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kanë filluar një vizitë pune në Washington DC dhe New York.

Delegacioni i anëtarëve të Këshillit prokurorial i udhëhequr nga Kryesuesi Blerim Isufaj, kanë zhvilluar takime në Zyrën e Përgjegjësisë Profesionale, Sektorin e Integritetit Publik, Byron e Statistikave të Drejtësisë, Zyrën e Politikave dhe Legjislacionit si dhe Gjykatën e Lartë në Washington DC.

Gjatë këtyre takimeve janë shkëmbyer përvoja të rëndësishme të cilat pritet të kenë ndikim pozitiv në efektivitetin dhe efikasitetin e punës së Këshillit dhe sistemit prokurorial në përgjithësi.

Gjithashtu, është premtuar bashkëpunim dhe mbështetje e vazhdueshme për punën e sistemit prokurorial të Kosovës, edhe në të ardhmen.
 
Ditëve në vijim, programi i vizitës do të vazhdoj në New York, ku do të ketë takime në FBI, për çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin publik, konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë si dhe çështjet e terrorizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)