26 Prill 2024

Amerikanët bëhen gati për uraganin shkatërrimtar Irma

Florida, 8 shtator - Uragani Irma ka goditur ishujt Turks dhe Caicos pasi ka lënë një gjurmë shkatërrimi në të gjithë Karaibet, duke vrarë të paktën 14 persona.

Ishujt më të ulët thuhet se janë në rrezik nga stuhia, me mundësinë e arritjes së valëve shkatërruese deri në 6 metra (20 këmbë) më të larta se ndonjëherë më parë.

Ka pasur disa dëme dhe përmbytje në Haiti, ku infrastruktura ende nuk ka arritur të rregullohet nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010.

Ndryshe, Irma është një stuhi e kategorisë pesë. Ky është niveli më i lartë i mundshëm për një stuhi, dhe erërat e saj po shkojnë deri në 175 milje për orë (280 km/h).

Rreth 1.2 milionë njerëz janë prekur nga Irma dhe kjo shifër mund të rritet ndjeshëm në 26 milionë, thotë Kryqi i Kuq.

Ka shqetësime se sëmundja mund të përhapet me shpejtësi në zonat ku shërbimet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve janë shkatërruar dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.

Por cili do të jetë shtegur kah do të kalojë Irma?

Irma është pranë Turks dhe Caicos Islands dhe është parashikuar të lëvizë drejt Bahamas. Stuhia parashikohet të arrijë në Kubë, përpara se të godasë shtetin e Floridës në fundjavë. Kreu i Agjencisë Amerikane të Emergjencës parashikon një ndikim "vërtet shkatërrues"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)