26 Prill 2024

64 imigrantë mbyten në brigjet libiane

Tripoli, 9 janar - Të paktën 64 veta besohet të jenë mbytur pas fundosjes së një gomoneje me imigrantë dhe refugjatë në brigjet veriore të Libisë. Sipas informacioneve gomonia kishte në bord 150 veta.

86 imigrantë dhe refugjatë u shpëtuan, ndërsa ekipet e shpëtimit të marinës dhe Rojës Bregdetare italiane gjetën tetë trupa pa jetë gjatë kërkimeve në det.

Incidenti që përfshiu anijen e mbushur me imigrantë është i pari për vitin 2018.

Sipas UNHCR-së, Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, rreth 3 mijë imigrantë humbën jetën në vitin 2017 pasi tentuan të kalonin Mesdheun. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)