18 Nëntor 2019

Yildirim, Morina dhe Kortoci po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Turqi

Prizren, 5 nëntor - Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Drejtues të UPZ dhe profesorët, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoci, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Turqi.

Në kuadër të vizitës ata kanë marr pjesë në seminarin me temë: Arsimi ndërkombëtarë në lëmin e bujqësisë dhe puna, ku po trajnohen dhe fermerët e komunës së Mamushës, në kuadër të protokollit të nënshkruar midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara Isparta (ISUBÜ) dhe  Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit.

Punëtoria zhvillon punimet prej 3 deri më 9 nëntor 2019 në ndërtesën e Rektoratit në Isparta, Turqi.  Objektivat e punëtorisë janë: Kosova dhe Turqia Krahasimi në prodhimin e të korrave; Bujqësia organike, Strategjitë e marketingut, Ushqimi i bimëve dhe fekondimi, Mbrojtja e bimëve, Identifikimi i problemeve të prodhimit të korrjeve dhe zgjidhjeve të tij.

Po ashtu delegacioni nga UPZ është takuar me prorektorin e  universitetit Prof. Suleyman Demirel ku u diskutua për arritjen marrëveshjes për diploma të dyfishta, Erasmus + edhe të tjera.

Po ashtu është diskutuar për sistemin e sigurimit të cilësisë në dy universitetit dhe mundësitë e marrjes së përvojave më të mira.

Ky është bashkëpunimi i dytë konkret që realizohet mes dy universiteteve, pas Konferencës Shkencore ndërkombëtare që u mbajt në UPZ në muajin gusht. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)