21 Tetor 2020

Universiteti i Prizrenit nënshkruan Memorandum me Yenilikci Admiral Dernegi

Antaly, 18 tetor - Me rastin e përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes përfaqësuesit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren – Prof.ass.dr Armend Podvorica Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë  dhe përfaqësuesit të Yenilikci Admiral Derneg – Prof. Dr. Hasan Karacan.

Memorandumi i Mirëkuptimit parasheh bashkëpunimin në aplikimin e risive në aktivitetet e shoqërisë, bashkëpunimin në pjesëmarrjen e realizimit të projekteve të karakterit vendor dhe ndërkombëtar dhe në mbështetjen e aplikimit të metodave dhe teknikave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Gjithashtu ky Memorandum parasheh mundësin e ndihmesës së studentëve në realizimin e projekteve hulumtuese për programet Master dhe të Doktoratës.  

Konferenca ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, është mbështetur me disa punime shkencore nga stafi i rregullt i  Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2020

 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Skenderajt ku do te takohet me Kryetarin Bekim Jashari. (Ndërtesa e komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Fahredin Hoti”, e cila gjendet në lagjen “11 Marsi”. (Në afërsi të çerdhes publike në lagjen “11 Marsi” në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahen tri interpelanca të kryeministrit Avdulla Hot. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

  - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ndan certifikatave për ndërmarrësi në Skenderaj. (Skenderaj, ora 10:30)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Këshilli Turk në Kosovë do të bëj përurimin e projektit të Klasës së Fizioterapisë në shkollën së mesme të mjeksisë "Hysni Zajmi". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi viziton Komunen e Prishtines. (Objekti i Komunës, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Drenasit ku do të takohet me kryetarin Ramiz Lladrovci. (Ndërtesa e Komunës së Drenasit, ora 13:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhes mbahet konferencë për media. (Sëiss Diamond Prishtina, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Fushës së Mbyllur të Tenisit, në oborrin e Qendrës Sportive "Sezai Surroi". (Oborri i Qendrës Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon mbledhjen e ditës së djeshme. (Ndërtesa e KQZ-së, në sallën që gjendet në katin e 4-t, ora 14:00)