15 Gusht 2020

Universiteti i Prishtinës shtyn edhe për një javë të gjitha provimet

Prishtinë, 12 shkurt - Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur për të gjithë studentët, pedagogët dhe drejtuesit e njësive akademike së për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe acarit të madh që ka përfshirë mbarë vendin, shtyhën të gjitha provimet.

Po ashtu sipas UP-së shtyhet edhe marrja e nënshkrimeve, marrja e notave dhe aktivitet e tjera akademike, të parapara për këtë javë me studentë.

Provimet dhe aktivitetet tjera sipas UP-së rifillojnë sërish nga data 20.02.2012. Udhëzohën përgjegjësit e njësive akademike që provimet e parapara për këto ditë, t’i programojnë në një kohë të përshtatshme dhe për këtë t’i njoftojnë me kohë studentët dhe mësimdhënësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.