21 Janar 2022

Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 15 nëntor - Sot në rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Marrëveshja do të nënshkruhet ndërmjet Departamentit të Punës Sociale në Fakultetin Filozofik të UP-së dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Nënshkrim i marrëveshjes do të bëhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti dhe ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu.

Qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit të Punës Sociale, për angazhim të studentëve si praktikantë  në SHKK, si dhe mbështetja reciproke në ngritjen e kapaciteteve profesionale, përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)