26 Prill 2024

Universiteti i Prishtinës me 177 ligjërues që nuk janë profesorë

Prishtinë, 11 tetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) sot ka publikuar një analizë ku thuhet se 544 lëndë në Universitetin e Prishtinës mbahen nga 177 persona që nuk janë profesor.

Asnjëri nga këta 177 persona nuk i është nënshtruar kritereve rigoroze statutare për profesor, me anë të së cilave mund të dëshmohet përgatitja e tyre për të mbajtur ligjërata. 76 prej tyre kanë vetëm gradën shkencore të masterit.

Shumica janë asistentë që po ashtu ligjërojnë. Pra 103 asistentë, ligjërojnë 308 lëndë, duke e ditur që detyra e asistentit është të mbajë ushtrime dhe të asistoj në punë të tjera akademike.

Universiteti i Prishtinës ka angazhuar 18 persona me gradë shkencore të masterit, në mbajtjen e 34 ligjëratave në nivelin e studimit master. Pra masteri, ligjëron në master.

Sipas Statutit të UP-së detyra e ligjërimit në Universitet nuk është paraparë për asistentë dhe persona të tjerë të angazhuar për çfarëdo funksioni. Mbajtja e ligjëratave nga persona me përgatitje të tillë përveç që është në kundërshtim me Statutin rrezikon seriozisht kualitetin e mësimdhënies në Universitet.

Praktikat ku një master i shkencës, ligjëron në nivelin baqellor, e aq më keq edhe në master dëmtojnë rëndë cilësinë e studimeve të çfarëdo niveli. Cilësia e studimeve rëndohet edhe më tepër, kur shtojmë numrin e madh të bashkëpunëtorëve të jashtëm, të cilët pa ju nënshtruar shqyrtimit të kritereve të rrepta statutare për punësim, angazhohen në mësimdhënie, mbajnë provime e konsultime në ngarkesë të njëjtë sa një profesor.

Universiteti i Prishtinës vazhdon ta mbingarkojë stafin akademik, me orë shtesë dhe me mbivendosje të pozitave (p.sh. asistenti i një lënde është edhe i angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm për ligjërata në një lëndë tjetër etj.), që minon seriozisht aftësinë e tyre në mësimdhënie dhe vlerësim efektiv.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)