13 Prill 2021

Universiteti i Prishtinës feston 51-vjetorin e themelimit

Prishtinë, 15 shkurt - Me ceremoni solemne, sot Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina” shënoi 51-vjetorin e themelimit të tij.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin menaxhmenti i UP-së, anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe dekanët e njësive akademike.

Ceremonia u hap me performancën virtuale të Paganini Etide Nr. 6, nga studentja Melisa Ibrahimi, së fundi fituese e çmimit të parë në garën ndërkombëtare “International Music Competition Moscow”.

Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtua me fjalë rasti rektori, prof. dr. Naser Sahiti, i cili uroi përvjetorin e 51-të të UP-së, i cili siç tha ai, po ndodh në rrethana jo të zakonshme.

“Sot, në rrethana jo të zakonshme, po e shënojmë 51-vjetorin e themelimit të universitetit tonë. Tradicionalisht, kjo ditë bashkon në kampusin e UP-së studentët, stafin dhe partnerët tanë, por në rrethanat e krijuara nga pandemia Covid-19, këtë vit po e shënojmë këtë ditë në një formë tërësisht jo të zakonshme,” tha rektori.

Ai shtoi që kufizimet e pandemisë e kanë penguar, por nuk e kanë ndalur UP-në që të punojë në përgatitjen profesionale të studentëve.

“Tradicionalisht, universiteti ynë ka përfaqësuar dhe promovuar vlerat më të larta të qytetërimit perëndimor, të cilat janë pjesë e natyrshmërisë historike të kombit tonë. Në këtë kontekst, UP-ja vazhdon të ketë rol prijës në lëvizjet shoqërore për demokratizim, zhvillim dhe qëndrueshmëri,” theksoi rektori.  

Rektori Sahiti, për nder të Ditës së Universitetit, si dhe për të vlerësuar suksesin e studentëve, ka organizuar ceremoni pritëse për studentët e dalluar të të gjitha njësive akademike të UP-së, të cilët i ka shpërblyer me mirënjohje.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)