16 Tetor 2019

Universiteti i Gjilanit organizon pritje për studentë të rinj

Prishtinë, 1 tetor - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizom sot pritjen e studentëve të rinj.

Më këtë rast rektori i Universitetit, Prof Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrative për një vit të mbarë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)