19 Mars 2024

Universiteti i Gjilanit hap konkursin plotesues per studentet e rinj

Prishtinë, 11 shtator - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë  666  studentë të rregullt në studime baçelor.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë si më sipër, Universiteti do të regjistrojë deri në 2% përkatësisht deri në  22  studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 123  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT dhe Senati, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

 Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen  si në paragrafin 1 të pikës I është  deri 29 studentë. Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  Senati, mund të pranohen edhe kandidatët jashtë Kosovës, përkatësisht 13 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të  veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)