07 Mars 2021

UKZ përfitues i projektit në MASH për vlerësimin e teksteve shkollore nga klasa I-V

Gjilan, 5 nëntor - Në kuadër të Granteve shkencore 2020 në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan përkatësisht Institutit për Trajnime dhe Hulumtime Arsimore është përfitues i projektit me titull “Ndikimi i teksteve shkollore nga klasa I-V në zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve”.

Drejtori i institutit Prof. Ass. Dr. Mensur Neziri – udhëheqës i projektit dhe ekipi në përbërje të Prof.Ass. Dr. Emin Krasniqi, Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismajli, Ass. Rina Rasimi, Ass.Liridona Mehmeti, Prof.Dr. Fadbi Osmani – konsulent, studentet Elitë Bardhi, Verona Huruglica dhe Alisa Bekteshi do të punojnë në realizimin e këtij projekti.

Qëllimi i projekti  është të eksplorojë dhe të masë se deri në çfarë mase tekstet shkollore nga  klasa I – V dhe kompetencat e mësimdhënësit në klasë, krijojnë mundësi për zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve të shkollës fillore në Kosovë.

Dizajni i këtij projekti është kryer sipas kombinimit të tri metodave kryesore: të analizës së përmbajtjes, intervistimit të mësimdhënësve dhe vëzhgimit në klasë, duke krahasuar rezultatet nga analiza e përmbajtjes (skeda) nga intervistimi i mësimdhënësve dhe vëzhgimi në orët mësimore, ku mund të arrijmë në disa përfundime të dobishme, si për hartuesit e kurrikulave ashtu edhe për zbatuesit e tyre. Gjithashtu, përmes krahasimit të mesatareve të rezultateve mund të shihet se cili nga tekstet, njësitë mësimore, ka ndikuar në ngritjen e nivelit të mundësive për MK dhe gjithashtu mund të shohim se cili nga tekstet apo njësitë mësimore jep më pak mundësi për zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve. Si për rastin e parë ashtu edhe për të dytin këto rezultate do t’iu hyjnë në punë hartuesve të kurrikulave e veçanërisht autorëve të teksteve për të parë anët e forta dhe të dobëta të tekstit mësimor.

 Faza e parë e këtij projekti do të zgjasë rreth 9 (nëntë) muaj.

Rezultatet e pritura nga ky projekt mbi ndikimin e përmbajtjeve tekstuale që nxisin zhvillimin e mendimit kritik do të mbështeten në rezultatet e këtij studimi. Rezultatet e paraqitura natyrshëm çojnë në nxjerrjen e disa përfundimeve me interes për hartuesit e teksteve dhe politikbërësit e kurrikulave shkollore në Kosovë. Gjithashtu, ndihmë të veçantë ky projekt do ti ofroj edhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në planifikimin e politikave arsimore dhe implementimin e udhëzimeve që shërbejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngritjen e efikasitetit dhe cilësisë së teksteve shkollore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00