21 Shtator 2018

Themelohet Instituti për Inovacion në Fakultetin e Ekonomisë në UPZ

Prishtinë, 12 korrik - Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, ka nënshkruar Marrëveshjet e Grantit për projektin “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim”,  financuar nga programi Erasmus + i Bashkimit Evropian, me Prof. Mihone Kerolli Mustafa, përfaqësuese zyrtare e këtij grant.

Qëllimi grantit është themelimi i Institutit nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rektori i Vataj e vlerësoi lartë nënshkrimin e këtij Granti, duke theksuar së është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të UPZ-së.

Partnerë në këtë projekt janë: International Business College Mitrovica- IBCM në Mitrovicë, Shkolla e Menaxhimit Graiciunas (Lituani), Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (Bullgari), Universiteti i Lubjanës (Sllovenia) dhe Kolegji Rajonal i North West (UK), Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Kolegji i Ekonomisë Pejë-Leposaviq, Dhoma e Tregtisë në Kosovë.

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve partnere kanë shprehur entuziazmin dhe angazhimin e tyre drejt përfundimit me sukses të këtij projekti.

Ky projekt do të arrijë deri në 20,000 persona të angazhuar në arsimin e lartë dhe ekonominë në Kosovë dhe jashtë saj (përmes shpërndarjes së tij profesionale).

Për më tepër, projekti përfshin rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit brenda UPZ dhe partneritetit me Institucionet e Arsimit të Lartë ndërsa gjithashtu punon drejtpërdrejt me sektorin privat për të ndërtuar bashkëpunim afatgjatë.

Rezultatet shtesë përfshijnë modernizimin dhe inovacionin e programeve ekzistuese arsimore, duke përditësuar dhe duke krijuar kurse të reja ku do të identifikohen mospërputhjet e aftësive.

Ky projekt paraqet shumë mundësi për të gjithë stafin e studentët e institucioneve partnere, dhe më shumë.

Vlera e përgjithshme e këtij Granti është EUR 1.164.002,00.

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)