26 Prill 2024

Te shqetësuar ndaj situatës se krijuar ne Parlamentin Studentor te UP-së

Prishtinë, 18 dhjetor - Unioni i Studenteve te Kosovës shpreh shqetësimin ndaj situatës se krijuar ne Parlamentin Studentor te Universitetit te Prishtinës.

"Konsiderojmë tejet shqetësuese pamundësimin e mbarëvajtjes se rregullt te procesit zgjedhor te Parlamentit Studentor qe rrjedhimisht shkakton mos përfaqësim te studenteve ne Universitetin e Prishtinës e si rrjedhoje ngecje e realizimit te kërkesave te studenteve", thekson Unioni.

Në ambiente të tilla studentore assesi nuk duhet tolerohet asgjë qe nuk është e as tingëllon sjellje tipike studentore. Nuk duhet toleruar vulgariteti, kërcënimet apo dhuna verbale.

Unioni konsidreon se përfaqësuesit studente janë aty ku duhet te jene, sepse i bashkon qëllimi i njëjte, me vullnet te plote ti përfaqësojnë interesat e studenteve ne instanca vendimmarrëse.

Andaj,  Unioni i Studenteve te Kosovës kërkon qe te rregullohet sa me pare çështja e Parlamentit Studentor te Universitetit te Prishtinës, mos te ketë pengesa ne arritjen e strukturimit te këtij organi përfaqësues studentor e t'i dhurohet drite vullnetit te mire te këtyre studenteve qe duan te nisin angazhimin e tyre ne te mirën e studenteve te Universitetit te Prishtinës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)