26 Prill 2024

Studentët protestojnë kundër politizimit të arsimit në Kosovë

Prishtinë, 5 mars - Organizata studentore "Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP) ka bërë të ditur se sot do të organizojë protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë.

Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të jetë krejtësisht paqësore. Shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR).

Edhe Parlamentet Studentore të të gjitha universiteteve publike dhe Këshillet Studentore të kolegjeve private të arsimit të lartë kanë thirrur një konferencën për media ku do të shpalosen qëndrimet e përfaqësuesve studentor për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe për disa nga problemet e tjera në arsimin e lartë.

 Po ashtu, në takim do të paraqesim hapat që do të marrim ditëve në vijim në lidhje me këto tema. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)