26 Prill 2024

Studentët e UPZ "Ukshin Hoti" fitues të garës nacionale në lëndët penale juridike

Prishtinë, 28 dhjetor - Sot në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, u mbajten garat ndërmjet Universiteteve publike të Republikës së Kosovës - Fakulteteve Juridike të  Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.

Kjo garë është organizuar nga NCSC në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” të financuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Pas vlerësimit nga ana e jurisë profesionale të gjykimeve të simuluara, fitues doli Fakulteti Juridik i Universiteti të Prizrenit “Ukshin Hoti” duke fituar pikët maksimale në të gjitha rolet e simuluara në këtë seancë.

Urime studentëve të UPZ, profesorëve, dekanit Arif, profesorit të lëndëve penale Armend, prorektorit Kadri dhe asistentit Dardan të përfshirë në këtë projekt, dhe posaqërisht Rektorit Rame Vataj, pasi në kohën e menaxhimit të tij studentët po shënojnë këto suksese, pasi është përkushtuar në rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)