26 Prill 2024

Sot shënohet Dita Botërore e Mësuesve

Prishtinë, 5 tetor - Me rastin e 5 tetorit, Ditës Botërore të Mësuesve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovëse (SBASHK) e mbeshtetur nga Edukimi Internacional (EI) organizon konferencen me teme "Liria e mësimdhënies, i fuqizon mësimdhënësit".

Në këtë konferencë kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe zv/kryeministri z.Enver Hoxhaj, përfaqesues të lartë te shtetit tone dhe mysafirë nga Kosova e Shqipëria.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966.

Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.

Sipas UNESCO-së, 5 tetori si Dita Botërore e Mësuesit është një mundësi për të treguar që puna e mësuesve është njëra nga më të rëndësishmet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë që interesi publik të orientohet, në njohjen e rolit të mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri, nevojën e sigurimit të një arsimimi dhe trajnimi më të mirë të mundshëm të tyre para se të hyjnë në klasë, pasi që cilësia e përgatitjes së mësuesve ka një rol të rëndësishëm edhe në cilësinë e arsimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)