03 Korrik 2020

Sindikatat i drejtohen publikisht Kryeministrit Hoti me kërkesa konkrete

Prishtinë, 16 qershor - Në kuadër të komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë,  e Policisë, Doganave, e Zjarrfikësve dhe  Sindikata e Pavarur e Administratës  së Kosovës  janë pajtuar  t’i  drejtohen publikisht  Kryeministrit Hoti dhe Qeverisë që  me rastin e rishikimit  të Buxhetit për vitin 2020 të planifikohen mjete të duhura  për implementimin e Ligjit të pagave që përkohësisht është pezulluar.

"Me të drejt pritet që Kushtetuesja, më në fund, pas dy pezullimeve,  të sjell vendim meritor dhe me këtë të nis implementimi i tij  dhe që të punësuarit të marrin paga në bazë të koeficientëve të paraparë me këtë Ligj, kurse çështjet e kontestuara arsyeshëm  të përmirësohen  përmes angazhimit të deputetëve  të Parlamentit të Kosovës", theksojn Sindikatat.

SBASHK, FSSHK-ja, SPK-ja, Sindikata e Doganës së Kosovës , ajo e Zjarrfikësve dhe SPAK po ashtu kërkojnë nga Kryeministri  Hoti që të zhvillojë konsulta me sindikatat  lidhur me idenë e ngritur e që ka të bëj me Trustin pensional.

Çështjen e tërheqjes së vlerës prej 10 % nga shuma e akumuluar e të punësuarve në Trust  këto sindikatat janë duke e debatuar me të punësuarit në këta sektorë dhe në takim me Kryeministrin do ta prezantonin  mendimin e anëtarësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Korrik 2020

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Republikën e Shqipërisë ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:00)

- Ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, viziton Komunën e Deçanit, ku pritet në takim nga kryetari Bashkim Ramosaj. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 10:00)

- Ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz, viziton Komunën e Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj raportin “Pagesat e Vendimeve Gjyqësore nga Komunat - Vitet 2017, 2018, 2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë e përbashkët për shtyp. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 11:15)

- Hapet ekspozita “Ditarët e Depresionit” e realizuar nga Ferdi Limani. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Banorët e lagjes ”Qendra” protestojnë, të pakënaqur me shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Shqipërisë, ora 13:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Zyra e Kryetarit të Kuvendit, ora 14:00) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Zyra e Kryetarit të Bashkisë, ora 14:45)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Zyra e Kryetarit të PD-së, ora 15:30)