20 Shkurt 2019

Shkollat në Kosovë me infrastrukturë të dobët dhe gjendje emergjente

Prishtinë, 8 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se shkollat në Kosovë vazhdojnë të mos kenë infrastrukturë të duhur për mbajtjen e procesit mësimor.

Shumë nxënës sipas KDI-së ende mësojnë në objekte të vjetra shkollore e në kushte jo të mira higjienike, e që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e nxënësve.
 
Një ndër to është edhe shkolla “Fan S. Noli”, në Kamenicë. Në këtë shkollë, gjendja e tualeteve është e rëndë.
 
Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur një takim mes prindërve të nxënësve të kësaj shkolle dhe përfaqësuesve komunal, në kuadër të takimeve që KDI ka zhvilluar për të identifikuar problemet që kanë banorët në komuna të ndryshme të Kosovës, gjatë zbatimit të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”.
 
Prindërit kanë kërkuar që të intervenohet në rregullimin e këtyre tualeteve, duke shtuar se fëmijët e tyre janë të rrezikuar.
 
Ilirjana Maloku, thotë se fëmija i saj është rrëzuar në shkallët që të shpien në tualet, duke pësuar lëndime në kokë.
 
Arian Mavriqi, gjithashtu prind i një prej nxënësve ceki se rregullimi i këtyre tualeteve është emergjencë.
 
Prindërit gjithashtu cekën se me datën 20.09.2018 me 32 nënshkrime e kanë përcjellë ankesën tek Ministria e Arsimit, Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati dhe tek Drejtori i shkollës Mustafa Rrudhani që të ndërmerret diçka sa më shpejtë.
 
Sipas tyre deri më tani Komuna nuk ka ndërmarrë asgjë rreth kësaj çështje, duke bërë që prindërit çdo ditë e më shumë të shqetësohen rreth shëndetit të fëmijëve të tyre.
 
Zyrtari komunal  nga drejtoria e Arsimit, Sabri Morina, ceki se këto shqetësime do t’i adresoj në komunë që të ndërmerret diçka.
 
Të gjitha deklaratat dhe pamjet e kësaj shkolle mund t’i gjeni në videon e përgatitur nga KDI në këtë link:https://www.youtube.com/watch?v=VgcB-YkxQo4&t=12s

Takimi dhe video janë pjesë e projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, financohet nga Ambasada e Britanisë në Prishti

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)