27 Prill 2024

SBASHK kujton Qeverinë Haradinaj se po shtohen pakënaqësitë në arsim

Prishtinë, 22 nëntor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) ka deklaruar se paralajmërimi për ngritje aq të ulët të pagave nga janari 2018, Çështja e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, mosfunksionalizimi i Ligjit mbi sigurimet shëndetësore janë çështje që po shtojnë pakënaqësitë  në sektorin e arsimit në Kosovë dhe nëse nuk zgjidhen si duhet me dialog mund të çojnë në grevë të përgjithshme.

SBASHK-u është duke zhvilluar vazhdimisht takime me punëtorët e arsimit në komunat e Kosovës dhe me ata nga UP dhe krahas aktiviteteve sindikale është duke u hapur edhe debat për aktualitetin në këtë sektor me rëndësi. 

Të punësuarit në arsim kanë shtuar presionet ndaj SBASHK-un me kërkesat legjitime e të arsyeshme që  të zhvillohet një dialog i mirëfilltë me Qeverinë Haradinaj  lidhur me gjithë çështjet aktuale duke nisur nga fati i Ligjit  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip  të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore  dhe lidhur me paralajmërimin  për ngritjen tejet të ulët të pagave nga janari i vitit 2018.

SBASHK-u i ka dërguar shkresë zyrtare për këto çështje Kryeministrit Haradinaj, zëvendës kryeministrave Limaj e Hoxhaj dhe Ministrave  Jagcilar, Bytyqi, Hamza e Ismajli me kërkesën që në  pjesën e parë të dhjetorit  të niset me dialogun konkret  lidhur me këto shqetësime dhe të gjendet zgjidhje e drejtë sepse në të kundërtën SBASHK-u do të jetë i detyruar të dëgjojë zërin e  anëtarësisë dhe të nis me veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)