18 Gusht 2022

SBASHK kërkon nga punëtorët arsimor që nesër të mos punojnë por të protestojnë

Prishtinë, 19 maj - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se duke u bazuar në vendimin e federatave sindikale  në kuadër të BSPK-së, në orët e mbrëmjes së të mërkurës është mbajtur takim i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

"Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar  se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë  do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit  në sektorin e arsimit", thekson SBASHK.  

Duke u bazuar në këtë  pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse   punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës.

SBASHK-u shpreh keqardhje  për gjendjen e krijuar  e cila është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave legjitime të  punëtorëve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete e kulturë, por edhe në sektorët tjetër.

Përfaqësuesit e Këshillave të prindërve SBASHK i fton të jenë pjesë e protestës sonë me qëllim që të forcohet zëri i përbashkët  drejtuar Qeverisë që  të dialogojë me sindikatat  dhe të angazhohet për zgjedhjen e kërkesave të tyre legjitime.

"Po ashtu apelojmë të prindërit që për hir të sigurisë së fëmijëve të tyre nesër mos t’i nisin për në shkollë sepse shkollat janë pa personelin arsimor, të cilët pa fajin e tyre janë të detyruar  të protestojnë  në përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre."

"Në këtë protestë do të jenë edhe anëtarësia e SBASHK-ut nga të gjitha Universitetet e Kosovës, kurse  nga anëtarësia jonë në çerdhe kërkojmë mirëkuptim në mënyrë që puna atje të mos  ndalet nesër, por përfaqësues nga këto institucione të marrin pjesë në protestë pa e cenuar rrjedhën e procesit të punës  në çerdhe", thekson SBASHK.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)