18 Prill 2019

SBASHK i vendosur që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen

Prishtinë, 21 mars - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, (SBASHK) dje në orët e pasdites ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe kryetarin e SUSHK-ut, nga i cili takim në mënyrë unanime u kërkua që të zbatohet vendimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut  që orët e humbura gjatë grevës mos të zëvendësohen as  të shtunave, as pushimit pranveror e as në fund vitit.

Pavarësisht që vendimi i gjykatës mund të vonohet me vite, kjo vendosmëri e udhëheqësve sindikal dhe kryesisë së SBASHK-ut qëndron në bindjen e tyre se asnjë dokument juridik nuk na obligon mbajtjen e orëve të humbura gjatë grevës e aq më tepër ku secili mësimdhënës në kontratën individuale të punës ka për obligim ti mbajë 20 orë mësimore  në javë e këto 20 orë mësimore  të realizohen nga e hëna deri të premten.

Gjatë raportimit nga kryetaret e sindikatave komunale u vërejt se një numër i komunave përmes drejtorëve të arsimit dhe drejtorëve të shkollës janë duke u bërë presion mësimdhënësve por edhe nxënësve në forma të shantazheve për t’i detyruar që të mbahet mësimi ditëve të vikendit ( të shtunave).

Përmes kësaj komunikate edhe njëherë u drejtohemi udhëheqësve komunal, gjegjësisht  kryetarëve të komunës dhe drejtorive  arsimore që mos të bëjnë presion tek mësimdhënësit për mbajtjen e orëve gjatë ditës së shtunë sepse ata kështu  po shkelin  kontratën  e  punës që e kanë lidhur vetë komunat me punëtorët e arsimit e siç e cekëm më lartë mësimdhënësit duhet ti mbajë 20 orë mësimore në javë.

SBASHK-u i siguron mësimdhënësit se do të jetë i vendosur që të drejtën e tyre për  mos kompensimin e orëve mësimore gjatë grevës do ta mbrojë deri në fund dhe  se kërcënimet që do t’ju ndalen mëditjet nëse nuk punohet  të shtunën nuk kanë asnjë bazë ligjore por janë vetëm kërcënime për të tentuar që përmes frikës t’i detyrojnë mësimdhënësit të punojnë.

Gjithashtu kërkojmë nga kryetarët e shoqatave sindikale që të jenë këmbëngulës në zbatimin e vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut.

 Apelojmë te anëtarët  e SBASHK-ut që të jenë unik në zbatimin e vendimeve të organeve të SBASHK-ut ashtu siç ishin  unik edhe gjatë realizimit të grevës.

I bëjmë apel ministrit Bytyqi, që ta tërheq vendimin për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, sepse ky vendim e ka çrregulluar procesin mësimor edhe gjatë ditëve tjera të punës.

Falënderojmë  disa këshilla të prindërve që përkrahin vendimin e SBASHK-ut që mos të zëvendësohen orët mësimore gjatë vikendit por edhe gjatë pushimit pranveror dhe i sigurojmë prindërit se anëtarësia e SBASHK-ut, pra mësimdhënësit e fëmijëve tuaj, do të japin maksimumin e mundshëm që fëmijët tuaj të arrijnë njohurit e parapara për këtë vit shkollor, por jo duke punuar vikendeve dhe pushimit pranveror sepse për humbjen e këtyre orëve mësimore mësimdhënësit nuk  janë fajtor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019 - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në​ Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)