26 Prill 2024

SBASHK apelon tek MASHT dhe DKA-të të ndalin shantazhin ndaj grevistëve

Prishtinë, 18 janar - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (MASHT) si dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) janë duke përdorur metoda shantazhi dhe presione ndaj mësimdhënësve dhe duke i penguar të arrijnë në vendin e tyre të punës, duke ndërprerë ngrohjen në shkolla ku mbahet greva  e cila kontribuon në rritjen e diferencës mes qëndrimeve të përfaqësuesve të arsimit dhe punëdhënësve.

 Prandaj SBASHK ju bënë apel MASHT-it, DKA-ve dhe Drejtorive komunale t'i lënë përpjekjet e kota për të tentuar që të thehet greva pasi grevistët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre në të gjitha rrethanat përndryshe e detyron SBAShK-un të zbaton pikën 3.1 të nenit 10 të Ligjit për greva që mundëson që të punësuarit të mos paraqiten fare në vendin e tyre të punës.

"I drejtohemi MASHT-it, DKA-ve dhe drejtorëve të institucioneve arsimore që sa më shpejt të realizojnë kërkesat e SBASHK-ut që mos të humben orë mësimore sepse në sektorët tjerë ditët e grevës nuk zëvendësohen dhe prandaj nuk do të zëvendësoj orët e ditët e humbura në grevë as sektori i arsimit, përveç nëse punëtorët e arsimit vendosin ndryshe", thekson SBASHK.

 Pra deri me sot sipas SBASHK dihet se ky vit shkollor ka 5 ditë më pak e deri në fund të këtij viti shkollor sa ditë të humbura mund të jenë varet nga përkushtimi i institucioneve përkatëse në realizimin e kërkesave e të punësuarve në tërë sistemin arsimor nga çerdhet  e deri në Universitete.

"Duke u bazuar  në të dhënat e më parshme i drejtohemi institucioneve  të gjejnë kurajë për ngritjen e koeficienteve për 30 % nga punëtorët tekniko-ndihmës e deri te Rektori ose nga çerdhet deri te universitetet apo varianti tjetër më i mirë i mundshëm duke pasur parasysh se ky ligj ka shumë mangësi për të punësuarit në sektoret publike me kualifikim të njejtë dhe për punë të ngjashme të tërhiqet ky ligj në mënyrë që të ulen bashkarishtë institucionet me punëtorë dhe të bëjnë një ligj i ri ku të gjithë sektorët do të jenë të ranguar në vendin e tyre meritorë", thotë SBASHK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)