04 Qershor 2020

Rotary Club Gjilani i dorëzon Komunës donacion me libra e mjete shkollore

Gjilan, 3 prill - Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pranuar një donacion me libra në gjuhën angleze dhe me mjete shkollore për fëmijët nga klubi rotarian Gjilani, i cili kryesohej nga Shpëtim Miftari.

Nënkryetari Ismajli e ka falënderuar klubin rotarian Gjilani, duke thënë se ky nuk është donacioni i vetëm i tyre në shërbimit të komuntetit.

“Pas donacioneve me dorëza, maska, dezinfektues, pajisje tjera higjienike dhe pako ushqimore nga kompanitë e ndryshme, donacioni i sotëm nga klubi rotarian Gjilani është risi dhe është nder dhe privilegj për mua që në emër të kryetarit Haziri dhe Komitetit për emergjencat, ta pranoj dhe ju siguroj që nga nesër mjetet shkollore do të shpërndahen të nxënësit, të cilët janë në shtëpitë e tyre”, ka thënë Ismajli.

Në emër klubit rotarian Gjilani, ka folur Muhamet Halili, i cili ka njoftuar se donacioni i librave në gjuhën angleze është nga Rotary Clyb Prishtina Neëborn, përkatësisht Korab Zhuja, i cili do t’i dorëzohet bibliotekës së qytetit, duke shtuar se donacioni edhe për mjete shkollore po bëhet si mbështetje e veçantë në këtë kohë pandemie.

“Duke e ditur se mësimi tash po zhvillohet online, me mundësitë tona, ne kemi vendosur të blejmë mjete shkollore për nxënësit, duke e dhënë një kontirbut të vogël për më të vegjlit”, ka thënë Halili.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020 - Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)