26 Prill 2024

Rektori i UKZ-së ka pritur në takim Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Anamorava

Prizren, 27 shkurt - Rektori i Universitetit Publik "Kadri Zeka" në Gjilan,  Bajram Kosumi me bashkëpunëtor,  ka pritur në një takim deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Rajoni i Anamoravës (Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novo Bërdë).

Rektori i ka njoftuar ata për zhvillimet e gjithëmbarshme në universitet, për të arriturat gjatë vitit 2017 dhe së bashku kanë diskutuar edhe për projektet dhe zhvillimet e pritshme për vitin 2018.

Ai njëherësh i ka falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre në përkrahje të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Nga ana e tyre deputetët kanë premtuar përkrahje për Universitetin “Kadri Zeka”, duke thënë se cilësia dhe rrita e këtij institucioni arsimor është në interes të gjithë shoqërisë së vendit tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)