10 Gusht 2020

Provimin e maturës e kaluan 17 mijë e 145 maturantë

Prishtinë, 6 korrik - Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës  (KQShM) ka publikuar sot rezultatet e Testit të Maturës 2012 . Zëvendësministri i Arsimit njëherësh kryetar i KQShM-së, Nehat Mustafa, e ka vlerësuar maturën e këtij viti si një ndër më të suksesshmet.

Ai ka thënë se ”në këtë sukses ka ndikuar organizmi  i maturës në dy ditë dhe zvogëlimi i lëndëve gjatë një dite”. 

“Matura është organizuar ditën e parë më 9 qershor, kurse ditën e dytë më 23 qershor dhe kjo ka kërkuar një impenjim më të madh të MAShT-it, DKA-ve për arsye se kemi pasur më shumë maturant se çdo vit tjetër”, ka thënë Mustafa .

Siç dihet për ndryshim nga herat tjera provimi është mbajtur në  afat dy ditor,   ndërkaq nga 32 mijë e 406 maturantë, të cilët u testuan, provimin e kaluan 17 mijë e 145 maturantë ose 52,9 për qind.

Në vazhdim z. Mustafa tha se “rezultatet janë përpunuar nga Njësia për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim dhe janë rezultate që kemi arritur t’i ndërlidhim nga rezultatet individuale të çdo maturanti nga dita e parë me ditën  e dytë të testit, ndërsa  përpunimi dhe ndërlidhja e këtyre rezultateve është duke vazhduar, por kjo nuk do të ndikojë në rezultatin final në masë të madhe”.

Ndërsa, me rastin e publikimit të rezultateve është bërë edhe një analizë  e  procesit dhe është konstatuar se në ditën e dytë të organizmit të Testit të Maturës, mbarëvajtja ka qenë më e mirë se ditën e parë për arsye se vet shkollat dhe DKA-të e bënë një praktikë në organizmin e maturës në shumë qendra të testimit.

Në rezultatin pozitiv ka ndikuar edhe  zvogëlimi i lëndëve në një ditë të testit për dallim të viteve të kaluara kur në një ditë kanë pasur shtatë ose tetë lëndë këtë vit kanë pasur më së shumti 4 lëndë.

“Ne mendojmë se këtu është suksesi i rritjes së këtij rezultati, ndarja në dy ditë dhe pakësimi i lëndëve në një ditë. Element pozitiv është aktiviteti dhe përgjegjësia që e kanë marrë drejtoritë komunale dhe këtë vit kemi qenë të kënaqur me ta asnjëherë më parë”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket besueshmërisë së rezultateve, z Mustafa theksoi se monitoruesit e UP-së kanë pasur kompetenca më të mëdha.

Ndryshe, testi është organizuar në  257 qendra të testimit, ndërkaq për mbarëvajtje ishin të angazhuar 2.680 administrues, 771 komisionerë dhe 326 monitorues nga UP-ja.

Maturantët të cilët në këta afat nuk kanë pasur sukses do të kenë mundësi që në afatin e gushtit t’i nënshtrohen testit të maturës.

Data e parë  është 30  gushti kurse data e dytë është 8 shtator.

Nxënësit e pakënaqur me rezultatin mund te parashtrojnë ankesa në Drejtoritë Komunale të Arsimit deri me datë 10 korrik. Të njëjtat përgjegjësit komunal te arsimit do ti sjellin ne MASHT – KQSHM  me datë 11 korrik ( ora 12 00)  , ndërsa përgjigjen do ta kenë brenda 7 ditësh .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi salla C 301, ora 13:00)