03 Mars 2021

Prizren, nuk ka shkarkim të drejtorëve të shkollave, por skadim të kontratave

Prizren, 20 gusht - Komuna e Prizrenit ka njoftuar se emërimi i ushtruesve të detyrës së drejtorëve të rinj në disa shkolla të Komunës së Prizrenit, është bërë pasi që kontrata e drejtorëve të këtyre shkollave ka skaduar dhe hapja e konkursit të rregullt është pamundësuar për shkak se Kuvendi Komunal akoma nuk e ka miratuar formimin e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të Institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese.

Komuna e Prizrenit ka iniciuar në Kuvendin Komunal kërkesë-propozimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për formimin e këtij komisioni, ashtu siç është e paraparë edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe udhëzimin përkatës administrativ për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor.

Mirëpo kjo kërkesë nuk është miratuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe kështu është larguar nga pika e rendit të ditës së mbledhjes së fundit të Kuvendit.

Po ashtu kërkesa për votim të këtij komisioni është përsëritur edhe gjatë mbajtjes së Kuvendit, siç mund të shihni në videon e publikuar, mirëpo ajo përsëri nuk ka hyrë në rend të ditës.

Pra përzgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të rinj është bllokuar nga Asambleja Komunale, gjegjësisht legjislativi dhe për këtë arsye ekzekutivi ka bërë përcaktimin e përkohshëm të ushtruesve të detyrës së drejtorit brenda sistemit arsimor.

Përzgjedhja e U.D. të drejtorëve ka qenë domosdoshmëri institucionale për mbarëvajtjen e proceseve arsimore dhe është bërë në përputhje me kriteret për drejtorë.

Komuna e Prizrenit fton ish-drejtorët që iu ka skaduar kontrata, si dhe të gjithë kandidatët e interesuar, që të aplikojnë në konkursin publik, në momentin e hapjes.

Edhe ky konkurs, ashtu siç është realizuar gjatë konkursit të kaluar për drejtorë, do të bëhet në transparencë të plotë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga sindikata e arsimit, këshilli i prindërve, OJQ-të, përfaqësuesit e mediave, si pjesë monitoruese e procesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)